Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas
Një shtetas grek 51-vjeçar është arrestuar si poseduesi i dyshuar i një valixheje, në të cilën u gjetën dy paketime me kanabis, në aeroportin e Rinasit. Zbulimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore. Kontrollet u kryen në bagazhet e pasagjerëve të një fluturimi në linjën Athinë-Rinas. Gjatë verifikimeve, në një prej valixheve të 51-vjeçarit u konstatuan dy paketime me material bimor, të dyshuar si kanabis. Pas veprimeve intensive hetimore, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë poseduesin e dyshuar të valixhes, shtetasin grek me inicialet M. P., 51 vjeç. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.
Burimi:
javanews.al