Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

Sulmet e protestuesve në kryeqytet kanë dhënë efektet e tyre të para për qytetarët. Shërbimi i transportit publik në Tiranë e Kamëz është pezulluar deri në një moment të dytë që do të sjellë normalizimin e situatës. Të gjitha bankat në Tiranë janë mbyllur këtë të enjte (15 tetor), pas sulmeve dhe dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestës së një dite më parë në kryeqytet. Klientët janë njoftuar për mbylljen përmes rrjeteve sociale. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka dënuar sulmet ndaj institucioneve financiare, duke kërkuar nga autoritetet marrjen e masave për garantimin e sigurisë së punonjësve dhe klientëve, si dhe vijimësinë normale të shërbimeve bankare. “Shoqata Shqiptare e Bankave dënon sulmet ndaj institucioneve financiare gjatë protestës së 14 tetorit në Tiranë dhe u bën thirrje...