Kamza largohet nga kreu i PDK-së: Do të jem votues besnik deri në fund të jetës

Kamza largohet nga kreu i PDK-së: Do të jem votues besnik deri në fund të jetës

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimin ua komunikoi këtë të mërkurë anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, duke hapur rrugën për një proces të ri zgjedhor në krye të partisë. Në një konferencë për mediat, Hamza deklaroi se çdo drejtues duhet të dijë jo vetëm kur të marrë përgjegjësi, por edhe kur është momenti për t’u larguar. Ai theksoi se e kishte marrë drejtimin e PDK-së për shkak të përgjegjësisë ndaj partisë dhe jo për ambicie personale, duke pohuar se gjatë kësaj periudhe ishte përqendruar te ruajtja e unitetit të brendshëm. Hamza sqaroi se dorëheqja lidhet vetëm me postin drejtues dhe jo me largimin nga partia. “Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga...