“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

Pamjet e publikuara pas seancës gjyqësore kanë rikthyer në qendër të vëmendjes rënien e Raheem Sterling. Ish-ylli i Anglisë dhe i Manchester City-t shihet në momentet pas arrestimit, me bombola të oksidit të azotit mbi vete, ndërsa pamjet nga kamera e makinës tregojnë Lamborghini-n e tij duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme mes korsive përpara aksidentit. Ngjarja ndodhi më 28 maj, ndërsa Sterling udhëtonte në M25 dhe M3. Dëshmitarët raportuan se e kishin parë duke thithur oksid azoti nga një tullumbace ndërsa ishte në timon. Një prej tyre telefonoi policinë pasi kishte frikë se dikush mund të humbiste jetën. Më pas, Sterling humbi kontrollin dhe u përplas, por fatmirësisht nuk pati të plagosur. Në gjykatë, 31-vjeçari u deklarua fajtor për drejtim të rrezikshëm, posedim të...