Kallëzimi për Albanian Files/ Ringjallet shpresa se SPAK do të godasë Edi Ramën kryeministër

Kallëzimi për Albanian Files/ Ringjallet shpresa se SPAK do të godasë Edi Ramën kryeministër

Iluzioni se Edi Rama do të marrë ndonjë goditje nga SPAK është përkundur sërish, mbi një valë tjetër thashethemesh, duke marrë shkas nga një shkresë që ka firmosur kreu i prokurorisë spciale, Klodian Braho, me të cilën konfirmon se është regjistruar një procedim penal në lidhje me librin “Albanian Files”. Procedimi ka të bëjë me kallëzimin që bënë në prokurorinë speciale 11 ekspertë, aktivistë dhe protestues ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të lidhura me projektet turistike në Zvërnec, Baks-Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta Në një shkresë të datës 6 nëntor, drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho pranon se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe ndodhet në hetim. Kjo do të thotë se është hapur zyrtarisht një çështje...