Ka 10 të nominuar në garën për “Topin e Artë”, PSG zgjedh dy të preferuarit
16 Shtator 2026 18:50 Telesport Pavarësisht se ka 10 lojtarë të nominuar në garën për “Topin e Artë”, PSG ka zgjedhur të përqëndrojë fushatën e saj mediatike dhe jo vetëm, te dy prej tyre. Le Parisien zbulon se PSG është përqëndruar vetëm te Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele. Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht. Ceremonia do të mbahet në Londër më 26 tetor. Ende nuk dihet si do të ndikojë ky vendim i klubit te lojtarët e tjerë të nominuar, por që nuk do të mbështeten në sprintin final. PSG vendosi një rekord këtë seozn me 10 lojtarë të nominuar, si më poshtë: 1. Ousmane Dembele2. Achraf Hakimi3. Khvicha Kvaratskhelia4. Marquinhos5. Nuno Mendes6. João Neves7. Willian Pacho8. Fabian Ruiz9. Ferran Torres10. Vitinha
Burimi:
telesport.al