Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, është një emër surprizë
17 Shtator 2026 21:14 Telesport Juventus nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri, ndaj dhe drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë që tani për përforcimet që do të bëjnë gjatë merkatos së janarit. CalcioMercato.it zbulon se emri i parë në listën e Juventusit për merkaton dimërore është ai i portierit të Frosinone, Lorenzo Palmisani, i cili ka rënë në sy me perfomancat e tij të qëndrueshme. Sipas raportimit në fjalë, synimi i Juventusit është të arrijë marrëveshjen me klubin italian në janar dhe 22-vjeçari do vazhdojë të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit te Frosinone. Palmisani shihet si një investim afatgjatë, duke ditur moshën e tij të re.
Burimi:
telesport.al