“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, thuhet në postimin e Thaçit. Thaçi u shpallur fajtor më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë duke e dënuar me 25 vjet burgim. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë....
Burimi:
javanews.al