Jorge Jesus bën ironikun: A duhet të justifikohem edhe para nënës së Cristiano Ronaldos?!

Jorge Jesus bën ironikun: A duhet të justifikohem edhe para nënës së Cristiano Ronaldos?!

Cristiano Ronaldo i dha fund karrierës me Portugalinë pas 23 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, mes polemikash për largimin e parakohshëm nga grumbullimi dhe pezullimin e mëvonshëm. Ndeshja e parë pa CR7 përfundoi me humbjen e rëndë 4-1 në shtëpi, ndaj Danimarkës. Pas kësaj disfate reagoi edhe nëna e tij, 71-vjeçarja Maria Dolores dos Santos Aveiro, e cila kritikoi mungesën e respektit ndaj të birit. “Sigurisht që është i trishtuar. E kanë mashtruar. Edhe unë jam e trishtuar”, – deklaroi ajo, duke e cilësuar humbjen ndaj Danimarkës të merituar. Ajo kritikoi gjithashtu faktin që hnderimet për Ronaldon u zhvilluan pa praninë e tij. Para ndeshjes, lojtarët portugezë dolën në fushë me emrin dhe numrin 7 të CR7 në fanellat e tyre, ndërsa në minutën...