“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen
Ka nisur protesta para Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me kërkesë për miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Protesta, e paralajmëruar si tubim popullor, nisi në orën 12:00, ndërsa protestuesit kërkojnë që Kuvendi të procedojë me miratimin përfundimtar të ndryshimeve në ligj. Në protestë ka marrë fjalën edhe Çlirim Haziri nga platforma “Jo në emrin tim”, i cili paralajmëroi se protesta nuk do të përfundojë nëse çështja e zgjedhjes së presidentit nuk zgjidhet gjatë ditës dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Haziri u bëri thirrje deputetëve që të votojnë projektligjin, duke u shprehur se “sot është dita e fundit” dhe se deputetët...
Burimi:
javanews.al