“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

Paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dhuna në protestat e fundit në Shqipëri ishin ndër çështjet që zunë vend edhe gjatë takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, të mbajtur në Elbasan. Antonio Mazzeo,bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, një strukturë që merret me rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian, u ndal edhe te paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke nënvizuar rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit. Ai iu referua edhe raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili ngre shqetësimin për praktikën e zgjatjes së paraburgimit të kryetarëve të bashkive. “Më falni se po hyj...