“Jam krenar, treguam sa mirë dimë të luajmë futboll”, Dede optimist: Vetëm një humbje kemi

“Jam krenar, treguam sa mirë dimë të luajmë futboll”, Dede optimist: Vetëm një humbje kemi

Egnatia e nisi me një barazim përvojën e parë në Ligën e Kampionëve. Përballja kundër Midtjylland-it përfundoi me shifrat 1-1. Pas përfundimit të sfidës Nevil Dede ka folur për mikrofonin e “RTSH” -së, ku është shprehur krenar për lojtarët e tij. Trajneri i kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiore”-s pranon disnivelin në cilësi dhe përvojë mes të dyja skuadrave, por në fushë u përballën si të barabartë. “Realisht e dinim se ishte një kundështar i vështirë. E respektonim, por nuk e kishim frikë. Besoj se çdo gjë që kemi punuar me djemtë rezultoi e saktë. Më vjen keq për golin e pësuar, sepse e kishim punuar. Duhet të pranojmë kualitetin, cilësinë, eksperiencën e tyre europiane. Por unë jam krenar dhe do flas më shumë për...