“Italia është alter egoja jonë europiane”- Hapet Konsullata e Shqipërisë në Napoli, Rama: Derë mes dy realiteteve të ngjashme! Partneritet strategjik mes vendeve tona
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Napoli, duke e cilësuar këtë moment më tepër sesa thjesht hapjen e një përfaqësie diplomatike. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se konsullata përfaqëson një “derë” që lidh dy realitete historikisht të afërta dhe me ngjashmëri të mëdha njerëzore. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeministri theksoi partneritetin strategjik Shqipëri-Itali, por nënvizoi se lidhja mes tyre shkon përtej marrëdhënieve të zakonshme politike dhe ekonomike. Ai iu referua edhe ngjashmërive mes shqiptarëve dhe napolitanëve, duke e cilësuar Napolin si “pasqyrën tonë nga kjo anë e detit”. Rama shprehu gjithashtu kënaqësinë për hapjen e konsullatës dhe për faktin se flamuri shqiptar tashmë qëndron pranë atij italian. “Sot jemi këtu jo...
Burimi:
javanews.al