Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!
Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogacheku-n për ambasador të SHBA-së në Kosovë. “Mikhail Bogachek, nga Florida, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotëfuqishëm i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa emri tashmë është dërguar në Senat për konfirmim. Michael E. Bogachek nga Florida ka një përvojë profesionale 25-vjeçare në sektorin privat, veçanërisht në shëndetësi, teknologji dhe drejtim institucional. Ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit ekzekutiv të Organizatës së Shteteve Amerikane, ku mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin, teknologjinë informative dhe menaxhimin e rrezikut. Më herët ka qenë drejtor operativ i kompanisë VativoRx, e cila ofron shërbime të menaxhimit të përfitimeve farmaceutike për mbi 1.4 milion persona në SHBA. Po ashtu ai...
Burimi:
javanews.al