Irani: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Irani: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se ai ka ndikuar te administrata amerikane për ta përfshirë Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Iranit. Në një postim në rrjetin social X, Araghchi e ka akuzuar Netanyahun se ka përdorur deklarata dhe dalje të shumta në mediat amerikane për të ndikuar mbi opinionin dhe vendimmarrjen në Uashington. Sipas tij, kryeministri izraelit ka dhënë mesazhe të ndryshme në varësi të audiencës, duke folur në hebraisht për ndikimin që pretendon se ka mbi administratën amerikane, ndërsa në deklaratat në anglisht ka vlerësuar lidershipin e presidentit Donald Trump. Araghchi e ka cilësuar Netanyahun si një “gjarpër”, duke e paraqitur atë si një prej figurave kryesore që, sipas pretendimit...