Inter bën detyrën ndaj Parmës, zikaltrit nuk lodhen hiç në pjesën e dytë (video)

Inter bën detyrën ndaj Parmës, zikaltrit nuk lodhen hiç në pjesën e dytë (video)

Inter është rikthyer te fitorja në Serie A, pasi mposhti pa probleme 3-0 Parmën, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e gjashtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku pas një gafë të Eduardo Corvi-t, portierit të Parmës, Petar Sucic, përfitoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 17-të, Francesco Pio Esposito fiton penallti, pasi pengohet në zonë nga mbrojtësi kundërshtar. Godet Hakan Calhanoglu, topi përfundon në rrjetë, edhe pse Corvi kuptoi krahun. Në minutën e 30-të, Inter trefishon shifrat me Marcus Thuram. Francezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Henrikh Mkhitaryan. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për zikaltrit, të cilët administruan më së miri...