Inteligjenca artificiale mund të parashikojë demencën deri në 5 vite para simptomave/ Dy programe të reja në testim

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë demencën deri në 5 vite para simptomave/ Dy programe të reja në testim

Dy mjete të inteligjencës artificiale po testohen për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të demencës deri në 5 vite përpara shfaqjes së simptomave. Ato analizojnë aktivitetin e trurit dhe të dhëna të tjera shëndetësore. Studimi përfshiu 1 mijë qytetarë në Evropë. Përdorimi në spitale kërkon ende miratim, një proces që parashikohet të përfundojë deri në vitin 2035. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të demencës.  Dy programe të reja diagnostikuese, të zhvilluara nga një projekt kërkimor të financuar nga Bashkimi Evropian, synojnë identifikimin e sëmundjes përpara se të shfaqë simptoma të rënda. Konkretisht, “AI-Mind Connector” analizon aktivitetin elektrik të trurit për të identifikuar modele që mund të lidhen me rrezikun e demencës. Ndërsa “AI-Mind Predictor”, kombinon këto të dhëna me treguesit biologjikë,...