Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin Gusht 2026 u regjistrua në normën 3,0%, duke pasqyruar ecurinë e çmimeve në tregun e brendshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Peshën kryesore në rritjen vjetore e mbajti grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili dha një kontribut prej +0,74 pikë përqindje (rritje vjetore 2,1%). Ai u ndoq nga grupi “Transporti” me një kontribut prej +0,59 pikë përqindje (rritje vjetore 7,0%), si dhe nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,55 pikë përqindje (rritje 8,5%) e “Restorante dhe shërbime akomodimi” me +0,51 pikë përqindje (rritje 3,5%). Ulje prej 0,1% krahasuar me korrikun Krahasuar me muajin paraardhës (Korrik 2026), çmimet e konsumit pësuan një ulje të lehtë prej 0,1%. Ndikimi kryesor...
Burimi:
javanews.al