Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!
Qeveria ka vendosur që në projektet e reja të resorteve mikse, të cilat kombinojnë strukturat turistike me banesat, sipërfaqja e ndërtimit për funksione rezidenciale të mos kalojë 40% të totalit, ndërsa të paktën 60% duhet të jetë e destinuar për funksione turistike. Vendimi përcakton gjithashtu se apartamentet, vilat dhe dhomat e parashikuara për akomodim turistik në projektet e reja nuk mund të kategorizohen si struktura të veçanta, por duhet të përfshihen në administrimin e përbashkët të resortit. Rregullat e reja janë përcaktuar në vendimin nr. 842, datë 5 nëntor 2026, të Këshillit të Ministrave, të botuar të botuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare. “Në zhvillimin e kategorisë ‘resort miks’, sipërfaqja totale e ndërtimit e komponentit turistik duhet të jetë jo më e vogël se...
Burimi:
javanews.al