Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë me Márton Hajdu, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, dhe Dr. Ildikó Éva Sopov, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane. Në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, me fokus të veçantë në mbështetjen e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, që nga ratifikimi i hershëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit deri në fazën aktuale, vendimtare, të negociatave për anëtarësim. Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin për rëndësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes aktivizimit të grupeve të miqësisë dhe shkëmbimit të përvojave në përafrimin e legjislacionit me të...
Burimi:
javanews.al