Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut
Java astrologjike për javën e fundit të muajit Mars ka nisur dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha në pothuajse të gjitha shenjat e horoskopit. Astrologia Meri Shehu, e ftuar ditën e sotme, 23 Mars, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka vlerësuar me yje të gjitha shenjat për këtë javë. Sipas saj, të gjitha shenjat pritet të ndjejnë rënien e optimizmit dhe përballjen me realitetin jo aq pozitiv, por shenjat kardinale janë ato që do ta përjetojnë më shumë, konkretisht Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Peshorja. Dashi, 4 yje: Pavarësisht se realiteti do të jetë herë me ngjyra, herë me zhgënjime, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve do të kenë një javë intensive nga e cila mund të përfitojnë një bonus nga e enjtja apo e premtja...
Burimi:
javanews.al