Hije dyshimi mbi AFMIS/ 100 milionë lekë për sistemin e financave pas muajsh përplasje
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur fituese kompaninë COMMUNICATION PROGRESS për mirëmbajtjen e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar, AFMIS, me një vlerë rreth 100 milionë lekë. AFMIS nuk është një program periferik. Është një nga sistemet që mbështet menaxhimin financiar dhe buxhetor të shtetit dhe lidhet drejtpërdrejt me administrimin e financave publike. Por procedura për mirëmbajtjen e tij nuk ka kaluar pa përplasje. Dokumentet tregojnë se DATA LOG ka kundërshtuar procedurën, ndërsa çështja ka kaluar në Komisionin e Prokurimit Publik dhe është përballur edhe me proces gjyqësor. Një nga pikat e debatit lidhej me kriteret për personelin që do të kishte akses fizik në qendrën e të dhënave dhe kërkesat e sigurisë për personat që do të punonin me sistemin. Gjykata e Lartë...
Burimi:
ntv.al