Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

Analisti Baton Haxhiu në studion e “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, arsyetoi zgjidhjen e tij për situatën aktuale me të cilën po përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama, referuar protestave studentore. Haxhiu thotë se moralisht, Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje, por nuk bie dakord që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen për shkak të trazirave. Analisti thotë se qeveria aktuale ka nevojë për rikonfirmim të autoritetit me votë dhe se në pranverën e ardhshme, Shqipëria do të zhvillojë dy palë zgjedhje, të përgjitshme dhe lokale. “Në protestë gjithçka është e logjikshme. Studentët kanë dëshirë të projektojnë kërkesat e tyre dhe vendosin në përgjithësi njerëz të pushtetit ose pushtetin për atë që kërkojnë. Sa janë këta të aftë ta perceptojnë një realitet pas dorëheqjes së...