Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale, nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri. Kërkesa është dorëzuar më 5 tetor 2026 dhe lidhet me përfundimin e mandatit gjashtëmujor të Haxhiut si ushtruese e detyrës së Presidentes. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ndër çështjet kryesore është pyetja nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale edhe pas përfundimit të këtij afati dhe mbi çfarë baze kushtetuese. Sipas Kosova Press, një tjetër çështje që kërkon sqarim është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, në rast se Kuvendi shpërndahet për shkak të dështimit për zgjedhjen e Presidentit. Zyra e Presidentes kërkon të përcaktohet se cili autoritet do ta ushtrojë këtë...
Burimi:
javanews.al