No Image Available

“Hajde se të gjej unë”/ Almer Toska denoncon Agron Taren: Më kërcënoi për jetën pas emisionit

Gazetari Almer Toska ka denoncuar publikisht Agron Taren, vëllain e Igli Tares, duke e akuzuar për kërcënime për jetën, presion dhe fyerje pas pjesëmarrjes në emisionin “Minuta e Parë”, me Ola Brukon, në News24. Në reagimin e publikuar në faqen e tij, Toska shkruan se telefonata erdhi menjëherë pas përfundimit të emisionit. Sipas gazetarit, gjatë komunikimit Tare këmbëngulte që ta takonte dhe përdori ndaj tij gjuhë kërcënuese e ofenduese. Gazetari ka bërë publike edhe pamje të një bisede në WhatsApp, të cilën ia atribuon Agron Tares. Në to shfaqen telefonata të përsëritura, thirrje të humbura dhe mesazhe që kërkojnë vendndodhjen dhe një takim me të. “Ku je”, “hajde tani” dhe “hajde se të gjej unë”, janë disa nga mesazhet që lexohen në pamjet e publikuara....