HAGE/ ORET E VERDIKTIT PER KRERET E UÇK

HAGE/ ORET E VERDIKTIT PER KRERET E UÇK

Pas më shumë se pesë vitesh paraburgim dhe një procesi të gjatë gjyqësor, në Hagë mbërrin dita e vendimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka caktuar për 16 shtator 2026, në orën 10:00, shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca do të zhvillohet në publik dhe do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash, në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe. Në Hagë janë marrë masat për pritjen e familjarëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të medias. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se personave të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, qendrën e medias apo dhomat e informimit, u janë dërguar njoftimet përkatëse. Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të...