HAGA GODITI LUFTEN E UÇK/ Minxhozi: Shqiptarët u futën në ‘galerinë e turpit’ të ish-Jugosllavisë

HAGA GODITI LUFTEN E UÇK/ Minxhozi: Shqiptarët u futën në ‘galerinë e turpit’ të ish-Jugosllavisë

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit rikthen debatin e fortë mbi mënyrën se si po gjykohet e kaluara e luftës në Kosovë. Në një analizë të tij, gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi e konsideron vendimin një goditje të rëndë jo vetëm për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, por edhe për imazhin e Kosovës. Sipas Minxhozit, dënimet, që në total arrijnë në 81 vite burgim, janë një rezultat i një procesi që ai e sheh të ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe nga qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë. Autori shkon edhe më tej, duke argumentuar se me këtë vendim shqiptarët janë futur, sipas tij, në “galerinë e turpit” të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Minxhozi e lidh këtë...