Guardiola konfirmon mbështetjen ndaj City, në stadium për ndeshjen kundër PSG në Champions

Guardiola konfirmon mbështetjen ndaj City, në stadium për ndeshjen kundër PSG në Champions

Pep Guardiola ka ka konfirmuar sërish mbështetjen e tij për Manchester City, pasi klubi anglz u shpall zyrtarisht fajtor për 114 shkelje financiare. Trajneri spanjoll, i cili ka qenë në krye të “citizens” për një dekadë, shprehu menjëherë solidaritetin e tij me klubin dhe të gjithë ata që lidhen me të. “Dua që çdo tifoz i Manchester City-t ta dijë se unë jam këtu, më shumë se kurrë. Unë e mbështes dhe gjithmonë e kam mbështetur klubin tim, pronarin, presidentin, Ferran, lojtarët, stafin, Enzon dhe ju, tifozët tanë të jashtëzakonshëm. Dua të jem i qartë: ne do ta kalojmë këtë së bashku. Ju dua të gjithëve“, pat thënë spanjolli disa ditë më parë. Sipas gazetës ‘AS’, Guardiola beson se ka bërë një punë të jashtëzakonshme...