GRABITI BANKEN TE KOMUNA E PARISIT, DEL FOTO E AUTORIT
Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit. Efektivët e policisë e lokalizuan dhe e arrestuan 50-vjeçarin pranë rrugës së Kosovarëve, disa ditë pas ngjarjes. Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se Duka dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kërcënuar punonjësit me armë. Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në një tjetër grabitje banke, që ka ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë të kryeqytetit. Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e të dyja ngjarjeve dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e të...
Burimi:
ntv.al