Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Gogu: Rishikim i Kodit të Procedurës Penale për masat e sigurimit! Rekomandimet e Këshillit të Evropës po kthehen në reformë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri të ditur sot se rekomandimet e Këshillit të Evropës për paraburgimin po ushqejnë drejtpërdrejt punën e nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale, me fokus forcimin e garancive për lirinë e personit dhe funksionimin real të alternativave ndaj arrestit në burg. Duke folur në tryezën kushtuar masave të sigurimit, vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së, Gogu theksoi se puna me Këshillin e Evropës po kalon nga rekomandimet te procesi i reformës. “Puna jonë me Këshillin e Evropës nuk mbaron me dokumentin që diskutojmë sot. Rekomandimet e tij po ushqejnë drejtpërdrejt punën që kemi nisur për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale”, deklaroi ministri. Sipas Gogut, në këtë proces po shqyrtohen çështje që lidhen me...