Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, paraqiti në Komisionin e Ligjeve Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, në kuadër të procedurës për ratifikimin e saj nga Kuvendi. Në fjalën e tij, ministri Gogu vuri në qendër qytetarin dhe të drejtën e tij për një mbrojtje efektive përballë pushtetit të shtetit, duke theksuar se çështja nuk lidhet thjesht me një profesion. “Çështja që trajtohet sot nuk është një çështje thjesht e profesionit të avokatit, por ka të bëjë me thelbin kur secili prej nesh gjendet përballë pushtetit të shtetit”, u shpreh Gogu. Konventa synon të garantojë kushtet që avokati ta ushtrojë profesionin në mënyrë të lirë dhe të pavarur, duke mbrojtur lirinë e shprehjes, konfidencialitetin e komunikimit avokat–klient, mbrojtjen nga kërcënimet dhe...
Burimi:
javanews.al