Goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, dënohet me 12 vite burg 15-vjeçari

Goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, dënohet me 12 vite burg 15-vjeçari

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burgim 15-vjeçarin Enedjo Guri, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit. Vendimi është dhënë më 9 shtator 2026 nga trupa gjykuese, e cila, pas shqyrtimit të provave të administruara në dosjen penale, e shpalli fajtor të miturin për veprën penale “Vrasja me dashje”. Dënimi është përcaktuar duke marrë në konsideratë edhe faktin se autori ishte i mitur në momentin e kryerjes së veprës. Sipas të dhënave të dosjes, gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, Guri nuk ka shfaqur pendesë për ngjarjen. Vrasja ndodhi më 14 gusht 2025 në fshatin Pirg të Maliqit. Sipas të dhënave të bëra publike, dy të miturit kishin pasur konflikte edhe më herët. Ditën...