Goditet rrjeti i shpërndarjes së kanabisit, kapen blerësit me armë, tregtari ia mbath
Operacioni policor i koduar “Shitblerja” ka goditur një vatër të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit, duke sekuestruar mbi 1 kilogram kanabis, armë dhe shuma parash të përfituara nga aktiviteti kriminal. Aksioni i ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, është përqendruar në banesën e 40-vjeçarit me iniciale K. N. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram e 130 gramë kanabis sativa (një pjesë e ndarë në doza gati për shitje), një peshore elektronike, një armë gjahu pa leje, si dhe 71 700 lekë dhe 100 euro. Poseduesi i drogës nuk ndodhej në banesë gjatë ndërhyrjes dhe është shpallur menjëherë në kërkim. Gjatë operacionit rreth banesës, policia...
Burimi:
javanews.al