Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

Ka nisur seanca në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Charles Smith, kryetari i trupit gjykues deklaroi se po gjykohen disa persona, dhe jo lufta e UÇK-së. “Ne po gjykojmë disa persona për përgjegjësi individuale dhe nuk jemi duke gjykuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Gjyqtari renditi akuzat në drejtim të komandantëve të UÇK-së. “Hashim Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së dhe ai ishte shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe kryekomandant i UÇK-së e kryeministër i përkohshëm i Kosovës. Kadri Veseli është shtetas i Kosovës, ishte shef i Drejtorisë së Zbulimit të UÇK-së, shef i SHIK-ut dhe Ministër i Shërbimit Informativ. Rexhep Selimi, ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ministër i Punëve të...