“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

Konstitucionalisti Kadri Kryeziu, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina për RTSH-24, e cilësoi vendimin për dënimin e ish-komandantëve të UÇK-së si një zhgënjim të jashtëzakonshëm për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Ai e përshkroi si një dënim të papritur, që ka tronditur opinionin publik, duke theksuar se katër të akuzuarit kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe kanë luftuar kundër gjenocidit serb, krime që janë të dokumentuara dhe të njohura nga e gjithë bota. “Pas atij vendimi unë kam menduar se pas një Europe të lirë nuk mund të dënohen luftëtarët e lirisë që kanë luftuar kundër gjenocidit serb, dhe kjo për mua ka qenë shumë e befasueshme dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ishte një dënim i papritur...