Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri me Greqinë. Operacioni policor i koduar “Zona 3” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Gjirokastrës. 32-vjeçari me inicialet K. B. u ndalua në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, teksa drejtonte një automjet tip “Renault”, në të cilin udhëtonte edhe një 27-vjeçar, gjithashtu banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Largimi i të burgosurit...
Burimi:
argjiroja.net