Procedohet shoferi në Shkodër, përplasi me makinë 12-vjeçarin

Procedohet shoferi në Shkodër, përplasi me makinë 12-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka nisur një procedim ndaj një shoferi, i cili ka përplasur një 12-vjeçar në lagjen “Qemal Stafa”.
Shtetasi O. M., 28 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij ka goditur këmbësorin, djalin e mitur, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për fat të mirë, 12-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar rastin në Prokurori, dhe ka nisur procedim penal për shoferin në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Burimi