Getafe “viktima” e radhës, Barcelona bën detyrën në shtëpi dhe merr fitoren e tetë rresht (video)

Getafe “viktima” e radhës, Barcelona bën detyrën në shtëpi dhe merr fitoren e tetë rresht (video)

10 Tetor 2026 20:33 Telesport Barcelona merr fitoren e tetë rresht në La Liga, pasi mundi 3-0 Getafe-n në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Barcelona e nisi vrullshëm takimin, duke gjetur golin që në minutën e 2-të me Anthony Gordon. Anglezi shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën, në kufijtë e zonë së rreptësisë. Në minutën e 30-të, ishte Gabriel Jesus që dyfishoi shifrat. Braziliani përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e qendërmbrojtësit të Getafe, Romero, dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën. Në minutën e 73-të, ishte Jules Kounde që shënoi golin e tretë për katalanasit, pas asistit të Lamine Yamal. Barcelona fiton 3-0 dhe kryeson e vetme renditjen me 24 pikë. SHIKOGOLAT