“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë si “gënjeshtër totale” pretendimin e Iranit se ka goditur një anije ushtarake pa pilot në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të trafikut të naftës në botë. Sipas raporteve të mëparshme të mediave shtetërore iraniane, forcat iraniane kishin goditur një dron detar që përpiqej të hynte në një zonë të quajtur “e kufizuar” në Ngushticën e Hormuzit. Mediat iraniane e paraqitën incidentin si një sukses mbrojtës kundër një kërcënimi të huaj.Megjithatë, Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), e hodhi poshtë plotësisht këtë pretendim. “Raporti erdhi nga mediat shtetërore iranianë dhe është një gënjeshtër totale,” deklaroi ai. Më herët, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar se kishin goditur...
Burimi:
javanews.al