Garet Sauthgejt te Mançesteri, këtë pasdite njoftimi…

Garet Sauthgejt te Mançesteri, këtë pasdite njoftimi…

Mançester Junajtid është gati të emërojë Garet Sauthgejt si trajnerin e tyre të ri sot me një kontratë trevjeçare. Southgejt do të zëvendësojë Majkell Kerrik, me ish-trajnerin e Anglisë që shihet si njeriu që mund të rivendosë rregull në ‘Old Trafford’ dhe të sjellë më shumë unitet në dhomën e zhveshjes. Bordi drejtues i klubit legjendar thuhet se beson se lidershipi, aftësitë menaxheriale dhe përvoja e Southgejt e bëjnë atë kandidatin ideal për të udhëhequr klubin në një epokë të re. Më herët u përfol për emra të tillë si Edi Hau, Julian Nagelsman, Antonio Konte dhe orët e fundit për trajnerin e SHBA-së Mauricio Poçetino. Një njoftim zyrtar lidhur me afrimin e Sauthgejt te ‘Djajtë’,pritet sot në orën 15:00./Sportiim.al/ Post navigation