Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në “Main Round” ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

Futsall/ Shqipëria nis rrugëtimin në “Main Round” ndaj Bjellorusisë më 6 nëntor

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë më 6 nëntor rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në orën 15:30, në sallën sportive të “Humenné”, në Sllovaki, në një ndeshje të rëndësishme për nisjen e këtij raundi kualifikues. Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në këtë fazë pas paraqitjes në raundin paraprak dhe tashmë synon të vijojë rrugëtimin në kualifikueset europiane, ku bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Ndeshjet e “Main Round” do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga tetori 2026 deri në mars 2027. Në përfundim të kësaj faze, fituesit e 12 grupeve dhe katër skuadrat më të mira të renditura në...