Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Vllaznisë e Kombëtares, Esat Bushati!
Futbolli shqiptar këtë të enjte mori një lajm të trishtuar. Ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare ish futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga vetë klubi shkodran përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale. Në komunikatën e saj Vllaznia ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Esat Bushatit që ka dhënë kontributin e tij te skuadra shkodrane në vitet 40-60. ‘Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 97 vjeçare të ish- futbollistit të klubit tonë Esat Bushati, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën në vitet ’40-’60. Përpos karrierës me Vllazninë, ai ka luajtur me sukses edhe për Partizanin dhe kombëtaren shqiptare duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë...
Burimi:
javanews.al