Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive, Blerina Gjylameti e Autoritetitt Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe kreu i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi. Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre. Drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen. Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë...
Burimi:
argjiroja.net