Fund i një epoke tek Interi; Piero Ausilio drejt largimit pas 28 vitesh si zikaltër

Fund i një epoke tek Interi; Piero Ausilio drejt largimit pas 28 vitesh si zikaltër

2 Shtator 2026 12:20 Alfred Lleshi Piero Ausilio do të largohet nga Interi. Drejtori sportiv zikaltër nuk pritet ta rinovojë kontratën me klubin, e cila skadon në qershor 2027. Kështu, pas plot 28 vitesh, aventura e tij e gjatë në klubin zikaltër duket se do të marrë fund. Lajmi është bërë publik nga gazetari Nicolò Schira dhe përfaqëson një ndryshim të madh për Interin, duke pasur parasysh lidhjen e gjatë të Ausilios me klubin. Ausilio iu bashkua Interit në vitin 1998, fillimisht në sektorin e të rinjve, përpara se të ngjitej gradualisht në hierarkinë e klubit dhe të bëhej një prej figurave kryesore të strukturës sportive. Interi i kishte ofruar një zgjatje kontrate, por sipas raportimeve, palët janë tashmë drejt ndarjes. Madje, largimi mund të...