FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar ditën e sotme katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin – me një total prej 81 vitesh burgim. Në Prishtinë, qytetarët e mbledhur në pritje të vendimit e kanë marrë lajmin me lot në sy, ndërsa menjëherë pas shpalljes kanë nisur edhe protesta masive në shenjë kundërshtimi. Mes thirrjeve “Marre”, turma e cilësoi vendimin si të padrejtë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Pas momenteve të para të tensionuara, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në respekt të situatës, përpara se të vijonin bashkërisht një marsh nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.