FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë
Policia e Tiranës ka dokumentuar përmes fotografive përfshirjen e një 17-vjeçari në sulmin ndaj institucioneve shtetërore, ku dyshohet se ai, së bashku me disa adoleshentë të tjerë, ka goditur me gurë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Në pamjet e siguruara dhe të dokumentuara nga autoritetet policore, 17-vjeçari shfaqet i veshur me një xhup me kuadrate dhe me fytyrën e mbuluar, teksa së bashku me një grup të rinjsh merr pjesë në hedhjen e gurëve drejt institucionit. Kujtojmë se, prej pak kohësh tashmë është futur në fuqi ligji që çdo kush sulmon drejt institucioneve shtetërore, do te gjobiten.
Burimi:
javanews.al