Foshnja 1-javësh me probleme në zemër/ Apeli i nënës: Më ndihmoni ta çoj në Itali

Foshnja 1-javësh me probleme në zemër/ Apeli i nënës: Më ndihmoni ta çoj në Itali

Liljana Laloshi, 39 vjeçe nga Elbasani, ka vetëm një javë që është bërë nënë për herë të dytë, por ende nuk ka mundur ta mbajë në krahë djalin e saj. Foshnja ndodhet në reanimacion, ndërsa vijon të mbahet në jetë me aparatura, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore. Liljana kreu lindje cezariane të parakohshme më 7 shtator, në muajin e tetë të shtatzënisë, për shkak të komplikacioneve. Djali i saj, të cilin e ka quajtur Aroen, lindi me peshë 2250 gram dhe me një defekt në strukturën e zemrës, të shoqëruar edhe me komplikacione që prekin organe të tjera. Me lot në sy, 39-vjeçarja kërkon ndihmë për të mundësuar trajtimin e të birit jashtë vendit. Sipas saj, foshnja ka nevojë për një ndërhyrje që nuk mund...