Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!
Partitë e opozitës nuk kanë ende një formulë për zgjedhjet lokale po idetë nga jashtë nuk mungojnë. Forum i dialogut politik ofron një platformë ku sugjeron si fillim bashkimin e çdo faktori opozitar pa përjashtuar protestën e bulevardit. “Të bashkohen qoftë partitë politike brenda dhe jashtë parlamentit të reja dhe të vjetra por edhe protesta, jemi në kushte emergjence”, tha Ermal Hasimja. Opozita përballjen më të afërt elektorale e ka në zgjedhjet lokale të 2027 ndaj për nismëtarët e forumit të dialogut politik formula fituese është një kandidat i përbashkët për çdo bashki. “Kandidat i përbashkët në çdo bashki, balotazh, pra zgjedhje lokale me dy raunde, liste e përbashkët dhe për anëtarët e këshillave bashkiak”, tha Hasimja. Dash Shehi dhe Gjergj Bojaxhi dikur në politikën...
Burimi:
javanews.al