Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

Nga Timothy Mason Më 15 shtator, Gjykata e Lartë e Shqipërisë lejoi vijimin e mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiak që nga viti 2015, Veliaj ka kaluar tashmë më shumë se 19 muaj në paraburgim pa një vendim dënimi. Këtë verë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i gjykoi të papërshtatshme nga pikëpamja kushtetuese arsyetimet e Gjykatës së Lartë për këtë paraburgim, kur shfuqizoi tërësisht vendimin e gjykatës më të ulët. Shkaku ishte se ajo nuk kishte marrë parasysh alternativa më pak shtrënguese, as faktin që Veliaj mbetet zyrtar i zgjedhur. Në fund, Gjykata e Lartë iu përgjigj duke e vazhduar gjithsesi paraburgimin e tij. Ende nuk e ka dhënë arsyetimin. Ja ku ka përfunduar një dekadë “reforme në drejtësi” e mbështetur nga...