Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit
Dy ministra komunikuan për mediet vendimet e marra këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se është diskutuar për prokurimet publike dhe nevojën për një sistem më të qendërzuar dhe transparent. “Brenda vjeshtës së këtij viti, presim të fillojmë me procedurat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike”, njoftoi ajo. Sipas saj, fondet IPARD janë në fazat finale të riakreditimit dhe pritet të hapen së shpejti. Pyetje: Fondet e IPARD janë zhbllokuar? Keni diskutimet me Komisionin dhe a do të ketë një paketë fiskale? Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin për dhënien e fondit IPARD. Patjetër është një procedurë që ka qenë e zgjatur, kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar. Është...
Burimi:
javanews.al